Pojan, nis asfaltimi i disa prej rrugicave të brendshme të lagjeve

Pojan 📍
Kemi nisur me asfaltimin e disa rrugicave të brendshme në kuadër të projektit që po zbaton Bashkia Maliq me buxhetin e vitit 2026 . 🚜
Të tjera segmente rrugore do të rehabilitohen në vazhdimësi, bazuar në dëgjesat publike dhe prioritetet e vendosura bashkërisht me komunitetet vendore .

Drejt rehabilitimit 6 pallate në qytetin Maliq !

Drejt rehabilitimit 6 pallate në qytetin Maliq !
Fondi Shqiptar i Zhvillimit tashmë ka shpallur fitues projektin, ka lidhur Akt-Marrëveshjen me Bashkinë Maliq për realizimin e një tjetër investimi të rëndësishëm që synon : Përmirësimin e kushteve të banimit, rritjen e efiçencës së energjisë, rritjen e vlerës së pronës si dhe transformimin vizual të godinave.
Projekti aktualisht është në fazë rivlerësimi për ndërhyrje të tjera në Maliq,Libonik e Drithas.

Dëgjesë me publikun në vendimmarrje për mjedisin “Ndërtimi i HEC Agolli”, me subjekt “Taverna Agolli” sh.p.k., në Përroin e Plovishtës dhe Goçës,

Në zbatim të VKM Nr.247 datë 30.04.2014 “Për përcaktimin e rregullave të
kërkesave të proçedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimarrjen
mjedisore”, të ndryshuar, organizohet dëgjesë me publikun për Raportin e Vlerësimit
të Ndikimit në Mjedis (VNM), në lidhje me zhvillimin e aktivitetit: “Ndërtimi i HEC
Agolli”, me subjekt “Taverna Agolli” sh.p.k., me vendodhje në Përroin e Plovishtës
dhe Goçës, Bashkia Maliq.

Dëgjesa me publikun do të zhvillohet më datë 10.11.2026, ditën e martë ora 12:00 në
fshatin Plovisht, në afërsi të vendit ku do të zhvillohet projekti .
Materialet për Raportin Paraprak të Vlerësimit të ndikimit në Mjedis, gjenden në
faqen e internetit të Bashkisë Maliq, (https://bashkiamaliq.gov.al), si dhe pranë zyrës
me një Ndalesë të Bashkisë Maliq.

Të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të paraqesin mendimet,
komentet, sugjerimet e tyre lidhur me projektin.
Mund të shihni dokumentat sipas këtu:

1.Njoftimi i Bashkisë

2.Dokument nr.1

3.Dokument nr.2

Vashtëmi, Njësia Administrative Libonik | Rruga e Xhamisë drejt rehabilitimit

Rruga e Xhamisë në fshatin Vashtëmi është gati për nisjen e punimeve të rehabilitimit, në kuadër të ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët.

Për realizimin e projektit sipas standardeve të përcaktuara rrugore, kërkohet lirimi i hapësirave publike, duke mundësuar zhvillimin e punimeve dhe zbatimin e projektit sipas parashikimeve teknike.

Bashkia Maliq vijon të jetë çdo ditë në terren, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për komunitetin.

AlbaniaUSA