Karta e Auditit
*Si rrjedhojë e reformës territoriale në vend ,ndodhen ndryshime në numrin e Njësive Administrative,të cilat u zmadhuan në territor,popullsi,e burime më të mëdha materiale,monetare dhe në shërbime që u ofrohet qytetarëve.
Kushtet e reja të krijuara dhe ndryshimet e mësiperme,diktuan domosdoshmerinë e ngritjes e të fuksionimit të Sektorit të Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë së Maliqit.Ngritja e Sektorit të Auditimit ka bërë të mundur rritjen e frytshmërise së veprimtarisë menaxhuese,efektive dhe cilësore të Njësisë.
Sektori i Auditimit të Brendshëm pranë Bashkisë Maliq u ngrit me VKB nr,3 datë,28.01.2016 me 3(tre) punonjës në organikë.
Sektori i Auditimit të Brendshëm, gjatë veprimtarisë së vet fuksionale ka si mision:
Të ofrojë në mënyrë të vazhdueshme pranë subjekteve të audituara këshillim për menaxhim më të mirë të të gjithë burimeve materiale,financiare njerëzore , me synimin për të përmirësuar veprimtarinë e Njësisë Publike, për plotësimin e detyrave të fillim vitit dhe rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Sektori i Auditit te Brendshem nepermjet veprimtarise se vet vjetore te disiplinuar dhe sistematike,ndihmon subjektet e audituara dhe Njësine Publike,për të arritur këto synime :
-
Të përcaktoje,evidentojë,e të japë rekomandimet e duhura për të përmirësuar të gjitha gjetjet negative të konstatuara në subjektet e audituara,duke përmirëesuar vazhdimisht sistemet e kontrollit dhe sherbimet e njësisë,për arritjen e qëllimeve dhe të objektivave të tyre.
-
Të ndihmojë subjektet e audituara ,por dhe njësinë publike nëpermjet rekomandimeve që jep për të qënë më të përgjegjshëm ndaj komunitetit që i shërben,në vlerësimin dhe zbatimin e ligjit,VKM,rregulloreve për të siguruar në fund të fundit ,dobinë, frytshmerinë dhe kursimin e burimeve(ekonomine,eficencen etj.).
-
Të pengojë mundesitë e çdokujt për mashtrim,shpërdorim dhe abuzim.
-
Të ndihmojë punonjësit për të përmirësuar performancën e tyre të punës dhe në respektimin e kontrolleve te vendosura.
-
Të jap siguri objektive për organet mbikqyrese/titullaret mbi saktesinë dhe besushmerinë e raporteve financiare dhe të raporteve të performancës,të përgatitura nga struktura e menaxhimit.
Sektori i Auditimit të Brendshëm,gjatë ushtrimit të fuksionit dhe realizimit të misonit të tij përfshin mes të tjerave dhe :
-
Identifikimin dhe vlerësimin e nivelit të riskut,duke dhënë mendimet dhe kontributin e vet në përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të riskut,
-
Vlerësimin e të gjitha kontrolleve që menaxhojnë riskun.
-
Inkurajimin e kontrolleve efektive, efiçente dhe nxitje për përmirësim në vazhdim.
-
Rekomandime për përmiresimin e kontrolleve që janë në ndihmë të përmiresimit të procesit të qeverisjes.
-
Sektori i Auditimit të Brendshëm ka kryer misione auditimi për vitin,2017,mbështetur në Planin vjetor, i cili i është bërë i njohur Ministrisë së Financave që në fillim të vitit ,si konform e ligjislacionit në fuqi.
Auditimi i Brendshëm ka synuar që me subjektet që kane qënë objekt auditimi, të respektohen afatet ligjore në përpunimin,plotësimin,diskutimin dhe paraqitjen e gjithë dokumentacionit (plani i punës,programi i auditimit,pr/raporti,raporti final,plani i veprimit,memorandumi etj.)
-