email: Agjensiaesherbimeve@bashkiamaliq.gov.al Rudina.Bregu@bashkiamaliq.gov.al
Tel: +355698143468
Agjencia e Shërbimeve Publike Bashkia Maliq u krijua me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Maliq më: 30/09/2024 (Vendim nr. 98)
Drejtohet nga Rudina Bregu
Përbëhet nga 7 sektorë ,konkretisht:
- Sektori i Financës dhe Prokurimeve
- Sektori i Shërbimeve Publike
- Sektori i Mekanikës
- Sektori i Rrugëve Rurale
- Sektori i Ujitje-Kullimit
- Sektori i Pyje-Kullotave
- Sektori i Kulturës
Në total përmban 311 punonjës.
Politikat zhvillimore të saj janë:
- Ofrimi i shërbimeve publike cilësore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Rritja e efiçensës dhe efektivitetit të shërbimeve publike, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm dhe zgjerimit të shërbimit.
- Rritja e transparencës në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike, duke siguruar pjesëmarrjen e publikut në procesin e planifikimit dhe të monitorimit, për ta orientuar atë sipas nevojave të tyre.
Përmirësimin e mjedisit urban me standartet e duhura në shërbim të komunitetit.
Agjencia e Shërbimeve Publike ofron një gamë të gjerë shërbimesh ku përfshihen:
1. Mirëmbajtja dhe përmirësimi i rrugëve rurale.
Objekt kryesor i veprimtarisë është mirëmbajtja ,përmirësimi dhe modernizimi i rrugëve rurale (degëzimet e rrugëve kombëtare që lidhin qendrat e Njësive dhe fshatrave të Bashkise Maliq .)
2. Shërbimet në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese .
- Zhvillimi, mbrojtja dhe promovimi i vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimi i objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Organizimi i aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimi dhe administrimi i institucioneve e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
3.Shërbimet Publike në të cilat përmendim :
- Mirëmbajtja e trotuareve dhe shesheve publike vendore.
- Ndriçimi i mjediseve publike.
- Shërbimi i dekorit publik.
- Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
- Mbledhja dhe largimi i mbetjeve të ngurta urbane.
4.Shërbimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit ku përfshihen:
- Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
- Administrimi dhe mbrojtja e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Krijimi dhe administrimi i sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
- Mbrojtja e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.
