*KOORDINATORI PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK*
*Ana GORA*
– Koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik
Adresa postare: Bulevardi “Rinia”, Maliq, Korçë
Kodi postar: 7005
Nr.tel 08612 2 2026
Adresa elektronikeana.gora@bashkiamaliq.gov.al

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Në zbatimin të nenit 10 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” Autoriteti Publik cakton një prej nënpunësve si Koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e konsultimit me target grupet e ndryshme në komunitet.

Orari i administratës
E hënë – e premte, 08:⁰⁰-16:⁰⁰

*Çfarë nënkupton konsultimi publik?*
Konsultimi publik nënkupton marrjen e mendimeve dhe përfshijen e publikut për përmbajtjen dhe përmisimin e një akti ligjor, që është në hartim e sipër, (projekati), nga momenti i publikimit të projektaktit për mendim deri në miratimin përfundimtar të tij.

*Kur dhe si zbatohet konsultimi publik?*
Organet publike janë të detyruara të marrin masat e domosdoshme që të krijojnë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të interesuara në procesin e konsultimit publik. Për të realizuar këtë veprohet si më poshtë:
a) publikimi i projektaktit në regjistrin elektronik të institucionit (www.bashkiamaliq.gov.al) së bashku me të dhëna të lidhura me konsultimin e projektakteve;
b) publikimi i planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimarrjes (programi i transparencës);
c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha fazat.

Dhënia e informacionit në të gjitha fazat e konsultimit publik fillon nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve nga publiku, organizimi i debateve publike dhe së fundmi, miratimi i aktit përfundimtar.

Pas publikimit të njoftimit në regjistrin elektronik organi publik mund të organizojë edhe konsultime dhe takime publike me palët e interesuara, takime të cilat dokumentohen me procesverbal, si dokument zyrtar.

Çdo projektakt publikohet në regjistrin elektronik për njoftimin dhe konsultimin publik.

AlbaniaUSA