Rruga e Xhamisë në fshatin Vashtëmi është gati për nisjen e punimeve të rehabilitimit, në kuadër të ndërhyrjeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët.

Për realizimin e projektit sipas standardeve të përcaktuara rrugore, kërkohet lirimi i hapësirave publike, duke mundësuar zhvillimin e punimeve dhe zbatimin e projektit sipas parashikimeve teknike.

Bashkia Maliq vijon të jetë çdo ditë në terren, me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për komunitetin.

AlbaniaUSA