Në zbatim të VKM Nr.247 datë 30.04.2014 “Për përcaktimin e rregullave të
kërkesave të proçedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimarrjen
mjedisore”, të ndryshuar, organizohet dëgjesë me publikun për Raportin e Vlerësimit
të Ndikimit në Mjedis (VNM), në lidhje me zhvillimin e aktivitetit: “Ndërtimi i HEC
Agolli”, me subjekt “Taverna Agolli” sh.p.k., me vendodhje në Përroin e Plovishtës
dhe Goçës, Bashkia Maliq.

Dëgjesa me publikun do të zhvillohet më datë 10.11.2026, ditën e martë ora 12:00 në
fshatin Plovisht, në afërsi të vendit ku do të zhvillohet projekti .
Materialet për Raportin Paraprak të Vlerësimit të ndikimit në Mjedis, gjenden në
faqen e internetit të Bashkisë Maliq, (https://bashkiamaliq.gov.al), si dhe pranë zyrës
me një Ndalesë të Bashkisë Maliq.

Të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të paraqesin mendimet,
komentet, sugjerimet e tyre lidhur me projektin.
Mund të shihni dokumentat sipas këtu:

1.Njoftimi i Bashkisë

2.Dokument nr.1

3.Dokument nr.2

AlbaniaUSA