Me këtë ndërhyrje synojmë të përmirësojmë kushtet e jetesës, të krijojmë hapësira më të rregulluara dhe funksionale, si dhe një mjedis më të pastër e më të gjelbër për banorët.
➡️ Puna vazhdon! Jemi gati të ndërhyjmë edhe në 15 rrugë të tjera në territorin e Bashkisë Maliq, duke vijuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës në çdo komunitet.


Bashkia Maliq po përmbyll punimet për asfaltimin e një prej rrugëve të brendshme në Njësinë Administrative Pojan, një investim i nisur gjatë vitit 2025 dhe që tashmë po finalizohet me sukses.
Ky ndërhyrje synon përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës.
🚧 Gjatë vitit 2026, Bashkia Maliq do të vijojë me sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të tjera në të gjithë territorin, duke e vendosur infrastrukturën rrugore në fokus të punës së saj.