Bashkia Maliq po përmbyll punimet për asfaltimin e një prej rrugëve të brendshme në Njësinë Administrative Pojan, një investim i nisur gjatë vitit 2025 dhe që tashmë po finalizohet me sukses.
Ky ndërhyrje synon përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës.
🚧 Gjatë vitit 2026, Bashkia Maliq do të vijojë me sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të tjera në të gjithë territorin, duke e vendosur infrastrukturën rrugore në fokus të punës së saj.
Në disa shkolla të Bashkisë Maliq po përmbyllet instalimi i pajisjeve për këndet e lojërave, duke krijuar ambiente më të përshtatshme dhe të sigurta për argëtimin e fëmijëve.
Ky projekt, i nisur gjatë vitit 2025, po zbatohet në Rëmbec, Zvezdë, Pirg, Fshatin Maliq dhe në qytetin e Maliqit, me synimin për t’u ofruar fëmijëve më shumë hapësira rekreative pranë shkollave të tyre.
Kujdesi dhe mirëmbajtja e këtyre këndeve mbetet një përgjegjësi e përbashkët, për t’i ruajtur ato funksionale dhe në shërbim të komunitetit për një kohë sa më të gjatë. 🌱