Zvezdë, nis prova e parë e funksionimit të ujësjellësit të ri të UKK

Nga prova e parë e funksionimit të ujësjellësit të ri, një investim i rëndësishëm i Ujësjellës Kanalizime Korçë ShA.
Ky investim synon furnizimit pa ndërprerje me ujë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për banorët e zonës.
Gjatë ditëve të para të funksionimit mund të ketë disa anomali apo ndërprerje të përkohshme, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e komunitetit deri në stabilizimin e plotë të sistemit.

Thirrje për Aplikim

Për informacion më të detajuar klikoni në linkun bashkëngjitur   Kliko Këtu 

 

🏗️ Investime në infrastrukturën rrugore në Njësinë Administrative Pojan

Bashkia Maliq po përmbyll punimet për asfaltimin e një prej rrugëve të brendshme në Njësinë Administrative Pojan, një investim i nisur gjatë vitit 2025 dhe që tashmë po finalizohet me sukses.

Ky ndërhyrje synon përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës.

🚧 Gjatë vitit 2026, Bashkia Maliq do të vijojë me sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të tjera në të gjithë territorin, duke e vendosur infrastrukturën rrugore në fokus të punës së saj.

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, mori pjesë në një takim me drejtues të pushtetit vendor në Kosovë.

Në fokus të diskutimeve ishte përvoja e Kosovës në procesin e decentralizimit të funksioneve dhe forcimin e qeverisjes vendore, një temë me rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë në këtë fazë të rishikimit të reformës territoriale-administrative.
🇦🇱🇽🇰 Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve të pushtetit vendor të Shqipërisë dhe Kosovës mbetet një element i rëndësishëm për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të qeverisjes lokale.

Hapësira të reja argëtimi për fëmijët

Në disa shkolla të Bashkisë Maliq po përmbyllet instalimi i pajisjeve për këndet e lojërave, duke krijuar ambiente më të përshtatshme dhe të sigurta për argëtimin e fëmijëve.

Ky projekt, i nisur gjatë vitit 2025, po zbatohet në Rëmbec, Zvezdë, Pirg, Fshatin Maliq dhe në qytetin e Maliqit, me synimin për t’u ofruar fëmijëve më shumë hapësira rekreative pranë shkollave të tyre.

Kujdesi dhe mirëmbajtja e këtyre këndeve mbetet një përgjegjësi e përbashkët, për t’i ruajtur ato funksionale dhe në shërbim të komunitetit për një kohë sa më të gjatë. 🌱

AlbaniaUSA