Të nderuar fermerë,
Procesi i regjistrimit të dëmeve nga përmbytjet është drejt përmbylljes, i ndarë sipas kulturave bujqësore të dëmtuara. Specialistët e Bashkisë, në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, janë dhe do të vijojnë të jenë në terren në dispozicion të çdo fermeri.
Sot, Ministri i Bujqësisë deklaroi publikisht se të gjithë fermerët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.
Kjo bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimit të dëmeve.
Bashkia Maliq mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesin e fermerëve dhe për të garantuar që ky proces të përfundojë në mënyrë të drejtë dhe transparente.






