Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, mori pjesë në një takim me drejtues të pushtetit vendor në Kosovë.
Në fokus të diskutimeve ishte përvoja e Kosovës në procesin e decentralizimit të funksioneve dhe forcimin e qeverisjes vendore, një temë me rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë në këtë fazë të rishikimit të reformës territoriale-administrative.
Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve të pushtetit vendor të Shqipërisë dhe Kosovës mbetet një element i rëndësishëm për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të qeverisjes lokale.