Sektori i Bujqësisë pranë Bashkisë Maliq është çdo ditë në terren, për të verifikuar dhe evidentuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. 🌧️🌱

Të nderuar fermerë,
Procesi i regjistrimit të dëmeve nga përmbytjet është drejt përmbylljes, i ndarë sipas kulturave bujqësore të dëmtuara. Specialistët e Bashkisë, në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, janë dhe do të vijojnë të jenë në terren në dispozicion të çdo fermeri.
🟢 Asnjë fermer që i janë dëmtuar të mbjellat nuk do të mbetet pa u regjistruar, për sa kohë paraqitet dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse.
Sot, Ministri i Bujqësisë deklaroi publikisht se të gjithë fermerët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.
Kjo bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimit të dëmeve.
📌 Ftojmë fermerët për bashkëpunim dhe mirëkuptim, institucionet janë duke e ndjekur procesin me përgjegjësi të plotë.
Bashkia Maliq mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesin e fermerëve dhe për të garantuar që ky proces të përfundojë në mënyrë të drejtë dhe transparente.
🤝 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Ndërhyrje e menjëhershme

Puna po vijon pa ndërprerje, edhe në kushte të vështira atmosferike, me temperatura nën zero, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e zonës.
🤝 Gadishmëri dhe bashkëpunim për përballimin e situatës

Në këtë fillim viti, Agjencia e Shërbimeve pranë Bashkisë Maliq ka nisur investimet me fokus të veçantë te kujdesi ndaj moshës së tretë.

👵👴 Në këtë kuadër, është bërë e mundur hapja e një Qendre Ditore për të Moshuarit në Njësinë Administrative Pojan, duke krijuar një hapësirë mikpritëse për mbështetje sociale, aktivitete dhe shërbime në dobi të tyre.

🤝 Bashkia Maliq mbetet e angazhuar për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të qenë pranë çdo kategorie shoqërore.

Bukuri natyrore nga Bashkia Maliq 🌾

Nga fushat pjellore te kodrat dhe peisazhet e qeta, Maliqi ofron natyrë që frymëzon dhe relakson.
Një thirrje për ta vizituar, për ta dashur dhe për ta mbrojtur këtë pasuri të rrallë.

AlbaniaUSA