Një dritare më shumë zhvillimi për të gjithë!

Këshilli i Ministrave ka shpallur sot 10 Zona Zhvillimore për Bashkinë Maliq, në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke i dhënë territorit tonë një përparësi të rëndësishme zhvillimi.

Këto zona krijojnë kushte të favorshme për investime të reja dhe mbështetje konkrete për projekte në sektorët ekonomik, industrial dhe turistik, duke nxitur punësimin, sipërmarrjen lokale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Shpallja e Zonave Zhvillimore përbën një hap strategjik për rritjen e mirëqenies së komuniteteve të Bashkisë Maliq dhe një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.

Puna vazhdon çdo ditë, në shërbim të komunitetit dhe për një infrastrukturë më funksionale. 🚜🛣️

Sot në terren me punë intensive për

 sistemimin e rrugëve të dëmtuara.

Në fokus ishin zonat Sheqeras, Lozhan, Libonik dhe Fshat Maliq, ku po kryhen ndërhyrje për sistemimin e rrugëve me çakëll, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për banorët dhe mjetet.

Prefektja e re e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Bashkinë Maliq, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe mbi prioritetet e përbashkëta në funksion të zhvillimit vendor dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj komunitetit.

Kryetari i Bashkisë i uroi znj. Zegullaj suksese në detyrën e saj të re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë i frytshëm dhe në shërbim të interesit publik.

Strukturat e Sektorit të Rrugëve janë angazhuar në terren për mbajtjen të hapur të çdo segmenti rrugor, në Gorë, si dhe rrugët lidhëse brenda territorit të bashkisë.

Sot në Mesmal, Njësia Administrative Gorë, po punohet për rikthimin në normalitet të rrugës lidhëse. Në segmentin rrugor Kakaç–Vërçun po kryhen punime për mbushjen provizore të pjesëve të dëmtuara, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe mjeteve.

Puna vijon pa ndërprerje për të garantuar qarkullim sa më të sigurt për qytetarët.

📍 Maliq

Ministri i Bujqësisë zhvilloi një takim me fermerët e Maliqit, duke garantuar se çdo fermer me NIPT, i prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, do të dëmshpërblehet. Strukturat përkatëse vijojnë punën në terren për evidentimin e plotë të dëmeve.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Maliq, i cili konfirmoi angazhimin e pushtetit vendor për mbështetjen e fermerëve.

Gjithashtu u theksua se fermerët do të përfitojnë kompensim 10% të faturimit, si dhe do të vijojë dialogu për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, bazuar në nevojat reale të terrenit.

AlbaniaUSA