Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, mori pjesë në një takim me drejtues të pushtetit vendor në Kosovë.

Në fokus të diskutimeve ishte përvoja e Kosovës në procesin e decentralizimit të funksioneve dhe forcimin e qeverisjes vendore, një temë me rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë në këtë fazë të rishikimit të reformës territoriale-administrative.
🇦🇱🇽🇰 Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve të pushtetit vendor të Shqipërisë dhe Kosovës mbetet një element i rëndësishëm për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të qeverisjes lokale.

Hapësira të reja argëtimi për fëmijët

Në disa shkolla të Bashkisë Maliq po përmbyllet instalimi i pajisjeve për këndet e lojërave, duke krijuar ambiente më të përshtatshme dhe të sigurta për argëtimin e fëmijëve.

Ky projekt, i nisur gjatë vitit 2025, po zbatohet në Rëmbec, Zvezdë, Pirg, Fshatin Maliq dhe në qytetin e Maliqit, me synimin për t’u ofruar fëmijëve më shumë hapësira rekreative pranë shkollave të tyre.

Kujdesi dhe mirëmbajtja e këtyre këndeve mbetet një përgjegjësi e përbashkët, për t’i ruajtur ato funksionale dhe në shërbim të komunitetit për një kohë sa më të gjatë. 🌱

Bashkia Maliq ka nisur ndërhyrjet për sistemimin e rrugëve të parcelave bujqësore, me qëllim përmirësimin e aksesit në tokat bujqësore dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve bujqësore.

Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit të bujqësisë në territorin e Bashkisë Maliq. Punimet do të vijojnë edhe në zona të tjera të fushës, aty ku paraqiten problematika të ngjashme. 🚜

🌿 Mbrojtja e mjedisit mbetet prioritet për ne.

📍 Aksion pastrimi përgjatë rrjedhës së Lumit Devoll

Pas reshjeve të dendura të muajve Nëntor 2025 dhe Janar 2026, janë shfaqur problematika ndotjeje në të dy krahët e Lumit Devoll.

Punonjësit e Bashkisë kanë nisur menjëherë ndërhyrjen dhe puna do të vijojë në disa faza, deri në normalizimin e plotë të situatës.

Çdo metër katror në shërbim të komunitetit! 🤝

Ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin që çdo hapësirë publike të jetë në funksion të komunitetit.
Bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. 🤝

Punë konkrete, bashkëpunim me komunitetin dhe investime që rrisin sigurinë dhe cilësinë e jetës 🚧👏

📍 Podgorie, Nj.Ad. Vreshtas & Zvezdë, Nj.Ad. Pojan

Bashkia Maliq po vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa zona të territorit.
Në Podgorie po realizohet zgjerimi dhe sistemimi i rrugës së lagjes së sipërme. Në mirëkuptim të plotë me banorët, po kryhet prishja e ndërtimeve pa leje, me qëllim hapjen e segmentit rrugor dhe garantimin e aksesit të mjeteve zjarrfikëse dhe të emergjencës. Ndërhyrja synon funksionalitet të plotë, qarkullim normal dhe siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Ndërkohë, në Zvezdë të Nj.Ad. Pojan, po punohet për sistemimin e rrugës në qendër të fshatit. Paralelisht me finalizimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, Bashkia po ndërmerr rehabilitimin e një prej rrugëve kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qarkullimit dhe jetesës për banorët. Në të njëjtën kohë, OSHEE po punon për ndërtimin e një rrjeti të ri elektrik me kabëll ABC në këtë zonë.

AlbaniaUSA