Rehabilitim objektesh ndërtimore në Maliq dhe Libonik

Rehabilitim objektesh ndërtimore në Maliq dhe Libonik
Një projekt emergjent, i fokusuar në përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurinë e objekteve, përfshiu ndërtimin e çative të reja për 3 (tre) pallate, si dhe vendosjen e sistemit kapot për një pallat në qendër të qytetit të Maliqit.
🔨 Ndërhyrjet do të vijojnë edhe në objekte të tjera, në funksion të nevojave dhe shqetësimeve të komunitetit.
Bashkia Maliq vijon të jetë çdo ditë pranë qytetarëve, duke iu përgjigjur nevojave të tyre me ndërhyrje konkrete.
🤝 Çdo ditë më afër shqetësimeve të komunitetit

Internet pa limit në qendër të qytetit Maliq!

Internet pa limit në qendër të qytetit Maliq! 📶
Bashkia Maliq është përfituese e nismës WiFi4WB, pjesë e projektit EU4Digital, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Falë këtij investimi, qytetarët dhe vizitorët mund të përfitojnë internet falas në qendër të qytetit, duke krijuar më shumë mundësi për komunikim, mësim, punë dhe akses në shërbimet digjitale

Libonik dhe Sovjan kanë nisur punimet për sistemimin dhe asfaltimin e segmenteve rrugore

 
Kanë nisur punimet për sistemimin dhe asfaltimin e segmenteve rrugore në Njësitë Administrative Libonik dhe Sovjan, investime të parashikuara në kuadër të buxhetit të vitit 2026 të Bashkisë Maliq.
Puna ka filluar në terren dhe do të vijojë në mënyrë të pandërprerë edhe në segmente të tjera rrugore, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe lehtësuar lëvizjen e banorëve.
🚧 Investimet për një infrastrukturë më të mirë vazhdojnë

📍 Maliqi – destinacion që ndërthur historinë mijëravjeçare, natyrën, traditën dhe shijen autentike.

Maliqi përfaqëson një territor me histori të hershme dhe vlera të dokumentuara arkeologjike. Vendbanimi prehistorik i Palafiteve të Maliqit, që i përket periudhës së Neolitit dhe Epokës së Bronzit, është një nga dëshmitë më të rëndësishme të jetës së hershme në Shqipëri dhe Ballkan. Gjithashtu, në territorin e bashkisë gjenden kala dhe fortifikime historike, që dëshmojnë vazhdimësinë e jetës dhe rëndësinë strategjike të zonës ndër shekuj.
Pjesëmarrja në TFA26 synon rritjen e vizibilitetit të Maliqit në tregun vendas dhe ndërkombëtar, krijimin e bashkëpunimeve me operatorë turistikë dhe aktorë të industrisë, si dhe promovimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Një dritare më shumë zhvillimi për të gjithë!

Këshilli i Ministrave ka shpallur sot 10 Zona Zhvillimore për Bashkinë Maliq, në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke i dhënë territorit tonë një përparësi të rëndësishme zhvillimi.

Këto zona krijojnë kushte të favorshme për investime të reja dhe mbështetje konkrete për projekte në sektorët ekonomik, industrial dhe turistik, duke nxitur punësimin, sipërmarrjen lokale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Shpallja e Zonave Zhvillimore përbën një hap strategjik për rritjen e mirëqenies së komuniteteve të Bashkisë Maliq dhe një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës të regjistruara gjatë ditëve të fundit, në njësitë administrative malore të Gorës dhe Moglicës, Bashkia Maliq është përballur me bllokime dhe shkarje të rrugëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve në këto zona.

Situata e krijuar ka sjellë problematika edhe në furnizimin me energji elektrike, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Megjithatë, falë angazhimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave përkatëse, në veçanti të OSHEE-së, është bërë e mundur rikthimi gradual i energjisë elektrike dhe sigurimi i furnizimit për popullatën e prekur.

Bashkia Maliq, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse, po ndjek nga afër situatën dhe vijon punën për hapjen e akseve rrugore dhe normalizimin e shërbimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

AlbaniaUSA