Falë këtij investimi, qytetarët dhe vizitorët mund të përfitojnë internet falas në qendër të qytetit, duke krijuar më shumë mundësi për komunikim, mësim, punë dhe akses në shërbimet digjitale
Këshilli i Ministrave ka shpallur sot 10 Zona Zhvillimore për Bashkinë Maliq, në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke i dhënë territorit tonë një përparësi të rëndësishme zhvillimi.
Këto zona krijojnë kushte të favorshme për investime të reja dhe mbështetje konkrete për projekte në sektorët ekonomik, industrial dhe turistik, duke nxitur punësimin, sipërmarrjen lokale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Shpallja e Zonave Zhvillimore përbën një hap strategjik për rritjen e mirëqenies së komuniteteve të Bashkisë Maliq dhe një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës të regjistruara gjatë ditëve të fundit, në njësitë administrative malore të Gorës dhe Moglicës, Bashkia Maliq është përballur me bllokime dhe shkarje të rrugëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve në këto zona.
Situata e krijuar ka sjellë problematika edhe në furnizimin me energji elektrike, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Megjithatë, falë angazhimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave përkatëse, në veçanti të OSHEE-së, është bërë e mundur rikthimi gradual i energjisë elektrike dhe sigurimi i furnizimit për popullatën e prekur.
Bashkia Maliq, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse, po ndjek nga afër situatën dhe vijon punën për hapjen e akseve rrugore dhe normalizimin e shërbimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.