🚧 Këtë mëngjes në Vreshtas!


Ka ardhur koha që edhe në këto qyteza të ndërtojmë një vizion të ri zhvillimi — për një mjedis më të rregullt, më të bukur dhe më funksional. 🌿
Mirëkuptimi dhe mbështetja e të gjithëve janë çelësi i suksesit! 🤝

🌄 Mirëmëngjes nga Kolaneci!

Sot po nisim përgatitjet për asfaltimin e segmentit të parë të rrugës që lidh Kolanecin me qytetin e Maliqit. 🚧
Hapi pas hapi, po e kthejmë Kolanecin në një atraksion turistik të vërtetë — një realitet që tashmë po merr formë! ✨

Gati prodhimi i energjisë elektrike nga sistemi solar fotovoltaik i Bashkisë Maliq.

Një projekti i fituar nga ana jonë dhe i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit . Faleminderit për mbështetjen 🙏🙏 💡💡

NË DRITHAS, NJ.A LIBONIK – TË FESTOJMË DHE HEDHIM VALLE SË BASHKU! 💃

Agjencia e Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Maliq, ju fton në një mbrëmje të veçantë plot traditë, muzikë dhe gëzim komunitar:

🎉 Festa e Bukës së Re 🥖
📍 Sheshi i fshatit Drithas, Njësia Administrative Libonik

12 gusht
🕗 Ora 20:00

🌾 Një festë për të nderuar tokën, punën dhe trashëgiminë tonë, ku kënga e vallja bashkojnë breza dhe zemra.

🎤 I ftuar special: Këngëtari Dule Malindi, me zërin e tij të njohur do të ndezë atmosferën me këngë të bukura popullore.

🪗 Sektori i Trashëgimisë Kulturore do të sjellë këngë dhe valle popullore që ruajnë gjallë identitetin dhe shpirtin e krahinës sonë.

🌍 Pjesëmarrja e emigrantëve ndër vite ka qenë gjithmonë e lartë dhe mbresëlënëse. Edhe këtë vit i ftojmë me zemër të jenë pjesë e kësaj feste të dashur, për të ndarë çaste gëzimi me familjarët dhe bashkëfshatarët.

🎊 Ejani të gjithë – të rinj, të moshuar e miq nga larg – të festojmë së bashku, nën tingujt e muzikës tradicionale dhe aromën e bukës së re! 🎵🥖

Mos mungoni! 🤗

Vijon puna në terren për pastrimin dhe sistemimin e territorit! 🌿

Agjencia e Shërbimeve Publike Maliq, në bashkëpunim me njësitë administrative, ka vijuar me pastrimin e territorit dhe korrjen e barit në disa zona të Bashkisë Maliq.

✅ Synojmë krijimin e një mjedisi më të pastër, të rregullt dhe të sigurt për komunitetin.

📍Ndërhyrjet janë kryer në te gjitha njësitë Administrative të Bashkisë Maliq!

📌 Këto punë janë pjesë e planit të mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.

🟢 Agjencia mbetet e angazhuar për një Maliq më të pastër dhe të sistemuar!

AlbaniaUSA