Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Vila Bashllari, bujtina e parë në këtë zonë plot bukuri natyrore, tashmë është e hapur për të gjithë vizitorët! 🏡✨
🌿 Klima e pastër, 🍽️ ushqimet tradicionale, 🤝 mikpritja e ngrohtë dhe 🌺 trashëgimia gorare — të gjitha të ndërthurura në një përvojë unike!
#Vila_Bashllari#Zvarishti#Gorë#TurizëmVendor#TraditëDheMikpritje
Në vijim të vizitës sonë në Çeki, patëm kënaqësinë të zhvillonim takime me z. Martin Netolický, Guvernator i Rajonit Pardubice, dhe z. Jan Nadrchal, Kryetar i Bashkisë.
Gjatë takimeve ndamë përvoja dhe praktika të mira në qeverisjen vendore, si dhe morëm mbështetje për përqasjen e administratës lokale në projektet e Bashkimit Europian 🇪🇺.
Një falënderim i veçantë për Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë për organizimin dhe mundësinë për këtë bashkëpunim të frytshëm! 🙏
#BashkiaMaliq #VizitëZyrtare #QeverisjaVendore #PartneritetNdërkombëtar #Pardubice #ShkembimPërvojash #SNBSh