🌄 Mirëmëngjes nga Zvarishti, Gorë! 📍

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Vila Bashllari, bujtina e parë në këtë zonë plot bukuri natyrore, tashmë është e hapur për të gjithë vizitorët! 🏡✨

🌿 Klima e pastër, 🍽️ ushqimet tradicionale, 🤝 mikpritja e ngrohtë dhe 🌺 trashëgimia gorare — të gjitha të ndërthurura në një përvojë unike!

#Vila_Bashllari#Zvarishti#Gorë#TurizëmVendor#TraditëDheMikpritje

🇦🇱🤝🇨🇿 Vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Në vijim të vizitës sonë në Çeki, patëm kënaqësinë të zhvillonim takime me z. Martin Netolický, Guvernator i Rajonit Pardubice, dhe z. Jan Nadrchal, Kryetar i Bashkisë.

Gjatë takimeve ndamë përvoja dhe praktika të mira në qeverisjen vendore, si dhe morëm mbështetje për përqasjen e administratës lokale në projektet e Bashkimit Europian 🇪🇺.

Një falënderim i veçantë për Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë për organizimin dhe mundësinë për këtë bashkëpunim të frytshëm! 🙏

#BashkiaMaliq #VizitëZyrtare #QeverisjaVendore #PartneritetNdërkombëtar #Pardubice #ShkembimPërvojash #SNBSh

🎨 Nga “Kolonia e Piktorëve – Maliq 2025” | Edicioni i 5-të

Bukuritë e Maliqit u përcollën me mjeshtëri në telajo nga artistë të talentuar që sollën shpirtin dhe ngjyrat e vendit tonë! 🌿🖌️

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe mbështetësve të këtij edicioni! 🙏
#KoloniaePiktorëve #Maliq2025 #Arti #Kultura #BashkiaMaliq

📢 NJOFTIM

Ura e Drithasit është tashmë në fokus të investimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BBRZH).
Nëse keni pretendime pasurore që lidhen me gjurmën e zbatimit të këtij projekti, ju ftojmë të drejtoheni pranë ARRSH brenda 15 ditësh nga data e këtij njoftimi.
📍 Afishimi gjendet pranë Bashkisë Maliq dhe Njësisë Administrative Libonik.
Faleminderit për bashkëpunimin!
#BashkiaMaliq#ARRSH#Inve

stimePublike#infrastruktura#drithas

Vjeshtë në Maliq!

Vjeshtë në Maliq!

AlbaniaUSA