Ndërhyrje e menjëhershme

Puna po vijon pa ndërprerje, edhe në kushte të vështira atmosferike, me temperatura nën zero, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e zonës.
🤝 Gadishmëri dhe bashkëpunim për përballimin e situatës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës të regjistruara gjatë ditëve të fundit, në njësitë administrative malore të Gorës dhe Moglicës, Bashkia Maliq është përballur me bllokime dhe shkarje të rrugëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve në këto zona.

Situata e krijuar ka sjellë problematika edhe në furnizimin me energji elektrike, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Megjithatë, falë angazhimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave përkatëse, në veçanti të OSHEE-së, është bërë e mundur rikthimi gradual i energjisë elektrike dhe sigurimi i furnizimit për popullatën e prekur.

Bashkia Maliq, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse, po ndjek nga afër situatën dhe vijon punën për hapjen e akseve rrugore dhe normalizimin e shërbimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

🎉 Festë Pagane Tradicionale , Pojan 🎉

Çdo vit, më 7 janar, në Njësinë Administrative Pojan, zhvillohet festa pagane tradicionale, një ngjarje e veçantë që ruan dhe përcjell trashëgiminë kulturore të zonës.

Festa karakterizohet nga veshjet tradicionale (rrogeç), ritualet simbolike dhe atmosfera festive, duke bashkuar breza të ndryshëm në ruajtjen e zakoneve të hershme popullore.

📍 Aktiviteti organizohet me mbështetjen e Bashkisë Maliq, në kuadër të promovimit të traditave dhe identitetit kulturor l

okal.

Në këtë fillim viti, Agjencia e Shërbimeve pranë Bashkisë Maliq ka nisur investimet me fokus të veçantë te kujdesi ndaj moshës së tretë.

👵👴 Në këtë kuadër, është bërë e mundur hapja e një Qendre Ditore për të Moshuarit në Njësinë Administrative Pojan, duke krijuar një hapësirë mikpritëse për mbështetje sociale, aktivitete dhe shërbime në dobi të tyre.

🤝 Bashkia Maliq mbetet e angazhuar për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të qenë pranë çdo kategorie shoqërore.

Bukuri natyrore nga Bashkia Maliq 🌾

Nga fushat pjellore te kodrat dhe peisazhet e qeta, Maliqi ofron natyrë që frymëzon dhe relakson.
Një thirrje për ta vizituar, për ta dashur dhe për ta mbrojtur këtë pasuri të rrallë.

AlbaniaUSA