Prefektja e re e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Bashkinë Maliq, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe mbi prioritetet e përbashkëta në funksion të zhvillimit vendor dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj komunitetit.

Kryetari i Bashkisë i uroi znj. Zegullaj suksese në detyrën e saj të re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë i frytshëm dhe në shërbim të interesit publik.

Strukturat e Sektorit të Rrugëve janë angazhuar në terren për mbajtjen të hapur të çdo segmenti rrugor, në Gorë, si dhe rrugët lidhëse brenda territorit të bashkisë.

Sot në Mesmal, Njësia Administrative Gorë, po punohet për rikthimin në normalitet të rrugës lidhëse. Në segmentin rrugor Kakaç–Vërçun po kryhen punime për mbushjen provizore të pjesëve të dëmtuara, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe mjeteve.

Puna vijon pa ndërprerje për të garantuar qarkullim sa më të sigurt për qytetarët.

📍 Maliq

Ministri i Bujqësisë zhvilloi një takim me fermerët e Maliqit, duke garantuar se çdo fermer me NIPT, i prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, do të dëmshpërblehet. Strukturat përkatëse vijojnë punën në terren për evidentimin e plotë të dëmeve.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Maliq, i cili konfirmoi angazhimin e pushtetit vendor për mbështetjen e fermerëve.

Gjithashtu u theksua se fermerët do të përfitojnë kompensim 10% të faturimit, si dhe do të vijojë dialogu për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, bazuar në nevojat reale të terrenit.

Sektori i Bujqësisë pranë Bashkisë Maliq është çdo ditë në terren, për të verifikuar dhe evidentuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. 🌧️🌱

Të nderuar fermerë,
Procesi i regjistrimit të dëmeve nga përmbytjet është drejt përmbylljes, i ndarë sipas kulturave bujqësore të dëmtuara. Specialistët e Bashkisë, në bashkëpunim të ngushtë me specialistët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, janë dhe do të vijojnë të jenë në terren në dispozicion të çdo fermeri.
🟢 Asnjë fermer që i janë dëmtuar të mbjellat nuk do të mbetet pa u regjistruar, për sa kohë paraqitet dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse.
Sot, Ministri i Bujqësisë deklaroi publikisht se të gjithë fermerët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.
Kjo bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimit të dëmeve.
📌 Ftojmë fermerët për bashkëpunim dhe mirëkuptim, institucionet janë duke e ndjekur procesin me përgjegjësi të plotë.
Bashkia Maliq mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesin e fermerëve dhe për të garantuar që ky proces të përfundojë në mënyrë të drejtë dhe transparente.
🤝 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
AlbaniaUSA