Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe mbi prioritetet e përbashkëta në funksion të zhvillimit vendor dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj komunitetit.
Kryetari i Bashkisë i uroi znj. Zegullaj suksese në detyrën e saj të re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë i frytshëm dhe në shërbim të interesit publik.
Sot në Mesmal, Njësia Administrative Gorë, po punohet për rikthimin në normalitet të rrugës lidhëse. Në segmentin rrugor Kakaç–Vërçun po kryhen punime për mbushjen provizore të pjesëve të dëmtuara, si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe mjeteve.
Puna vijon pa ndërprerje për të garantuar qarkullim sa më të sigurt për qytetarët.
Ministri i Bujqësisë zhvilloi një takim me fermerët e Maliqit, duke garantuar se çdo fermer me NIPT, i prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, do të dëmshpërblehet. Strukturat përkatëse vijojnë punën në terren për evidentimin e plotë të dëmeve.
Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Maliq, i cili konfirmoi angazhimin e pushtetit vendor për mbështetjen e fermerëve.
Gjithashtu u theksua se fermerët do të përfitojnë kompensim 10% të faturimit, si dhe do të vijojë dialogu për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, bazuar në nevojat reale të terrenit.