🌿 Mbrojtja e mjedisit mbetet prioritet për ne.

📍 Aksion pastrimi përgjatë rrjedhës së Lumit Devoll

Pas reshjeve të dendura të muajve Nëntor 2025 dhe Janar 2026, janë shfaqur problematika ndotjeje në të dy krahët e Lumit Devoll.

Punonjësit e Bashkisë kanë nisur menjëherë ndërhyrjen dhe puna do të vijojë në disa faza, deri në normalizimin e plotë të situatës.

Çdo metër katror në shërbim të komunitetit! 🤝

Ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin që çdo hapësirë publike të jetë në funksion të komunitetit.
Bashkëpunimi i qytetarëve mbetet thelbësor për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. 🤝

Punë konkrete, bashkëpunim me komunitetin dhe investime që rrisin sigurinë dhe cilësinë e jetës 🚧👏

📍 Podgorie, Nj.Ad. Vreshtas & Zvezdë, Nj.Ad. Pojan

Bashkia Maliq po vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa zona të territorit.
Në Podgorie po realizohet zgjerimi dhe sistemimi i rrugës së lagjes së sipërme. Në mirëkuptim të plotë me banorët, po kryhet prishja e ndërtimeve pa leje, me qëllim hapjen e segmentit rrugor dhe garantimin e aksesit të mjeteve zjarrfikëse dhe të emergjencës. Ndërhyrja synon funksionalitet të plotë, qarkullim normal dhe siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Ndërkohë, në Zvezdë të Nj.Ad. Pojan, po punohet për sistemimin e rrugës në qendër të fshatit. Paralelisht me finalizimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, Bashkia po ndërmerr rehabilitimin e një prej rrugëve kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qarkullimit dhe jetesës për banorët. Në të njëjtën kohë, OSHEE po punon për ndërtimin e një rrjeti të ri elektrik me kabëll ABC në këtë zonë.

📍 Maliqi – destinacion që ndërthur historinë mijëravjeçare, natyrën, traditën dhe shijen autentike.

Maliqi përfaqëson një territor me histori të hershme dhe vlera të dokumentuara arkeologjike. Vendbanimi prehistorik i Palafiteve të Maliqit, që i përket periudhës së Neolitit dhe Epokës së Bronzit, është një nga dëshmitë më të rëndësishme të jetës së hershme në Shqipëri dhe Ballkan. Gjithashtu, në territorin e bashkisë gjenden kala dhe fortifikime historike, që dëshmojnë vazhdimësinë e jetës dhe rëndësinë strategjike të zonës ndër shekuj.
Pjesëmarrja në TFA26 synon rritjen e vizibilitetit të Maliqit në tregun vendas dhe ndërkombëtar, krijimin e bashkëpunimeve me operatorë turistikë dhe aktorë të industrisë, si dhe promovimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Një dritare më shumë zhvillimi për të gjithë!

Këshilli i Ministrave ka shpallur sot 10 Zona Zhvillimore për Bashkinë Maliq, në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke i dhënë territorit tonë një përparësi të rëndësishme zhvillimi.

Këto zona krijojnë kushte të favorshme për investime të reja dhe mbështetje konkrete për projekte në sektorët ekonomik, industrial dhe turistik, duke nxitur punësimin, sipërmarrjen lokale dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Shpallja e Zonave Zhvillimore përbën një hap strategjik për rritjen e mirëqenies së komuniteteve të Bashkisë Maliq dhe një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.

Puna vazhdon çdo ditë, në shërbim të komunitetit dhe për një infrastrukturë më funksionale. 🚜🛣️

Sot në terren me punë intensive për

 sistemimin e rrugëve të dëmtuara.

Në fokus ishin zonat Sheqeras, Lozhan, Libonik dhe Fshat Maliq, ku po kryhen ndërhyrje për sistemimin e rrugëve me çakëll, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për banorët dhe mjetet.

AlbaniaUSA