Akademia e Trajnimit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (TALGA), njohuri dhe aftësi për një qeverisje vendore më të mirë

Njohuri dhe aftësi për një qeverisje vendore më të mirë

Akademia e Trajnimit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (TALGA) mbështet zhvillimin profesional të të zgjedhurve dhe punonjësve të qeverisjes vendore, si edhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Në qendër të veprimtarisë së saj është përgatitja e një administrate vendore më të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të komuniteteve dhe sfidave të zhvillimit vendor.

Përmes trajnimeve të specializuara, burimeve profesionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira, TALGA ndihmon në lidhjen e njohurive me punën e përditshme. Të nxënit e vazhdueshëm dhe mjetet digjitale mbështesin përmirësimin e aftësive, vendimmarrjen e informuar dhe ofrimin e shërbimeve publike cilësore.

Kanë nisur punimet për sistemimin, asfaltimin dhe gjelbërimin e një prej blloqeve të banimit pranë Shkollës 9-vjeçare të qytetit.

🌳🏘️

Me këtë ndërhyrje synojmë të përmirësojmë kushtet e jetesës, të krijojmë hapësira më të rregulluara dhe funksionale, si dhe një mjedis më të pastër e më të gjelbër për banorët.

➡️ Puna vazhdon! Jemi gati të ndërhyjmë edhe në 15 rrugë të tjera në territorin e Bashkisë Maliq, duke vijuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës në çdo komunitet.

Rehabilitim objektesh ndërtimore në Maliq dhe Libonik

Rehabilitim objektesh ndërtimore në Maliq dhe Libonik
Një projekt emergjent, i fokusuar në përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurinë e objekteve, përfshiu ndërtimin e çative të reja për 3 (tre) pallate, si dhe vendosjen e sistemit kapot për një pallat në qendër të qytetit të Maliqit.
🔨 Ndërhyrjet do të vijojnë edhe në objekte të tjera, në funksion të nevojave dhe shqetësimeve të komunitetit.
Bashkia Maliq vijon të jetë çdo ditë pranë qytetarëve, duke iu përgjigjur nevojave të tyre me ndërhyrje konkrete.
🤝 Çdo ditë më afër shqetësimeve të komunitetit

Internet pa limit në qendër të qytetit Maliq!

Internet pa limit në qendër të qytetit Maliq! 📶
Bashkia Maliq është përfituese e nismës WiFi4WB, pjesë e projektit EU4Digital, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Falë këtij investimi, qytetarët dhe vizitorët mund të përfitojnë internet falas në qendër të qytetit, duke krijuar më shumë mundësi për komunikim, mësim, punë dhe akses në shërbimet digjitale

Drithas Poshtë, Nj.A. Libonik vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Bashkia Maliq ka nisur me sistemimin dhe asfaltimin e një prej rrugëve të brendshme në fshatin Drithas Poshtë, pjesë e programit të investimeve që Bashkia Maliq po zbaton gjatë vitit 2026.
Për realizimin me cilësi dhe funksionalitet të plotë të këtij segmenti rrugor, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për lirimin e hapësirave publike dhe shmangien e pengesave përgjatë aksit ku
po kryen punimet.

Libonik dhe Sovjan kanë nisur punimet për sistemimin dhe asfaltimin e segmenteve rrugore

 
Kanë nisur punimet për sistemimin dhe asfaltimin e segmenteve rrugore në Njësitë Administrative Libonik dhe Sovjan, investime të parashikuara në kuadër të buxhetit të vitit 2026 të Bashkisë Maliq.
Puna ka filluar në terren dhe do të vijojë në mënyrë të pandërprerë edhe në segmente të tjera rrugore, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe lehtësuar lëvizjen e banorëve.
🚧 Investimet për një infrastrukturë më të mirë vazhdojnë
AlbaniaUSA