Vreshtas 📍

Është punuar sot për shtresën e tapetit duke e sjellë këtë segment në një rrugë me standarte për komunitetin e kësaj zone .

Pocestë dhe Maliq 📍

Sapo kemi mbyllur dy rrugë me shtresën e dytë të tapetit.
Vlersim nga banorët për punët që realizojmë çdo ditë .
Të tjera rrugë do të asfaltohen në vazhdimësi !

Festë në Ballkonin e Kolanecit 🍒

E ku ka më bukur, bashkohen të gjithë si një familje e madhe.
Gëzuar nga mot !

Eja nesër në Kolanec!

Kolanec!  31 Maj , ora 10:00
🍒 QERSHI MBI ART DHE TRASHËGIMI NË MALIQ🍒
Një aktivitet i organizuar nga Qendra “Tamara”, Bashkia Maliq dhe Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit .
Ju mirëpresim !

Rehabilitim pallate Sheqeras-Nj.Ad.Vreshtas -Faza e I-rë

Çati të reja, sistem kapot, lirim hapësira publike, një investim që përmirëson si kushtet e banimit ashtu edhe pamjen vizive .
Puna vazhdon !

OSHEE fillon nga zbatimi projektin “Rrjet elektrik me kabëll ABC në disa zona të Bashkisë Maliq”

Puna në terren ka nisur nga Pirgu për të vazhduar edhe në 7 fshatra të tjerë .
Një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm tensionin në rrjet dhe do të eleminojë defektet për mbi 17 mijë banorë .
Shumë faleminderit OSHEE-së për këtë investim kaq të rëndësishëm!
AlbaniaUSA