Agjencia e Shërbimeve Publike Maliq, në bashkëpunim me njësitë administrative, ka vijuar me pastrimin e territorit dhe korrjen e barit në disa zona të Bashkisë Maliq.
Synojmë krijimin e një mjedisi më të pastër, të rregullt dhe të sigurt për komunitetin.
Ndërhyrjet janë kryer në te gjitha njësitë Administrative të Bashkisë Maliq!
Këto punë janë pjesë e planit të mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.
Agjencia mbetet e angazhuar për një Maliq më të pastër dhe të sistemuar!





