Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe për të fuqizuar organet e tyre vendimmarrëse përmes rritjes së kapaciteteve të këshilltarëve vendorë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV), Shkollën Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), Shoqatën e Këshillave të Qarqeve (SHKQSH), me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta”(BtF2) i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas, organizuan në datë 10 maj 2024, trajnimin për Komisionet e Përherëshme të Këshillit të Bashkisë.
Ky trajnim u organizua për komisionet e arsimit dhe ato të shërbimeve me përfaqësues të 6 (gjashtë) Këshillave Bashkiake, të Qarkut Korcë, specifikisht, Këshilli Bashkiak Korcë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec. Në trajnim morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues nga sektoret e arsimit dhe të shërbimeve publike nga të gjitha bashkitë e Qarkut Korcë.
Qëllimi i trajnimit është fuqizimi i rolit të Komisioneve të Këshillave Bashkiake në shqyrtimin e projekt-akteve, vlerësimin e tyre, përgatitjen e raporteve dhe diskutimin e tyre në seancën e Këshillit. Trajnimi i shërben forcimit të rolit të Këshillave Bashkiakë, të cilët në bashkëpunim me administratën e bashkisë dhe përmes angazhimit qytetar në vendimmarrje, kontribuojnë për përmirësimin e vazhdueshëm të demokracisë vendore dhe rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike.
AlbaniaUSA