Këshilli Bashkiak Maliq, njofton se ditën e premte më datë 31.05.2024, ora 10:00 do të zhvilohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Maliq, në sallën e mbledhjeve të këshillit, në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” datë 17.12.2015, i ndryshuar, neni 53, pika 4 dhe 5, neni 56 pika 2 gërma “a”, dhe në zbatim të Rregullores së Këshillit Bashkiak Maliq miratuar me vendim këshilli nr.24, datë 12.03.2020, mbledhje e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen tonë zyrtare të facebook.
Rend Dite:
1. Hapja e mbledhjes (korumi,miratimi i rendit të ditës,vendimet e mbledhjes së kaluar);
2.Deklarimi i konfliktit të interesit nga këshilltarët, për vendimmarrjen lidhur me çështjet e rendit të ditës.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 30.04.2024.
4.P-V “Për miratimin e Ndihmës Ekonomike deri në masën 6% të fondit për muajin prill 2024”;
5.P-V “Për dhënie ndihme financiare për familje në nevojë”
6.P-V “Për miratimin e shpenzimeve të varrimit subjektit “Nertila Ahmetaj”;
7.P-V “Për miratimin e Raportit të I-rë të Monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit 2024”;
8.P-V “Mbi mbështetjen financiare të aktivitetit kulturor 3 ditor “SINEMANIA”;
9.P-V “Për dhënie tituj nderi”;
10.Informacion mbi Raportin përfundimatar të Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit 2020-2022”;
11.Diskutime lidhur me ndryshimet në përbërjen e Komisioneve të përhershme të Këshillit Bashkiak.
12.Diskutime të tjera.
Shënim: Mbledhjet e Komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:
Komisioni i Financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake, Planifikimit të Zhvillimit Strategjik të Bashkisë, Mbikëqyrjes Financiare. Pika 4, 5,6,7,8 e rendit të ditës.
znj.Rudina Bregu, znj.Pranvera Begolli, z.Petrit Kupe, z.Andonaq Risto.
Komisioni i Mirëqënies Sociale, Rinisë, Barazisë Gjinore, Mosdiskriminimit, Drejtave të Njeriut. Pika 4,5,6, e rendit të ditës.
znj.Nersida Shindo, znj.Gentiana Drabo, z.Armando Dautllari, z.PlatorÇollaku
Komisioni i Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Dhënies së Titujve, Emërtimeve.
Pika 9 e rendit të ditës. znj.Daniela Ibarahim, z.Almir Elezi, znj.Floreta Zaçe, z.Server Xhuti, z.Faslli Zholi
Komisioni Mandateve, Rregulloreve, Çështjeve Juridike, Qeverisjes së Mirë, Administratës, Zgjedhjeve, Strukturave Komunitare. Pika 11 e rendit të ditës.
znj.Pranvera Begolli, z.Petrit Kupe, znj.Rudina Bregu, znj.Nersida Shindo, znj.Eglantina Balli
Ju faleminderit!
KRYETARI I KËSHILLIT
Ornildi DEMOLLARI