Këshilli Bashkiak Maliq u mirëprit në datë 25.11.2024 në një vizite pune nga Këshilli Bashkiak Vlorë. Qëllimi i kësaj vizite është ndarja e përvojave mes dy këshillave dhe diskutimi i sfidave që duan të trajtojnë ata në ushtrimin e kompetencave të parashikuara nga legjislacioni për qeverisjen vendore në Shqipëri. Ky takim është në vazhdën e veprimtarive të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve, ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira dhe përmirësimin e funksionimit të tyre që këshillat bashkiakë në Shqipëri po realizojnë falë asistencës dhe mbështetjes së Projektit @Bashki të Forta.