Legjislacioni:
–Ligji Nr,107 datë 31.07.2014 – Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
-Ligji Nr.8402 datë 10.09.1998 –Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
-Ligji Nr.8485 datë 12.05.1999- Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë
-Ligji Nr. 9780 datë 16.07.2007- Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme.
-Vendim Nr.894 datë-Vendim Nr.894 datë 04.11.2015 –Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i Njësisë Vendore.
-Vendim Nr.408 datë 13.05.2015- Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit.
Detyrat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit
-
Vendos për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territotit.
-
Vendos gjoba,sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territotit.
-
Paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të liçencës profesionale,personale ose të shoqërisë,në rast të ndërtimit të kundërligjshëm,si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit,projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të ndërtimit.
-
Vendos pezullimin e punimeve/ndertimeve në rastin kur nje afat kohor paraprak është I nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territotit.
-
Vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm.
-
Përgatit kallëzim penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrolit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse,sipas ligjit në fuqi.
-
Detyrohet të jape informacionin dhe/ose dokumentacionin e kërkuar Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorrit brënda një afati kalendarik 5-ditor nga data e marrjes së kërkesës,si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij inspektoriati.
-
Merr vendim zhdëmtimi në ngakim të subjektit kundërvajtës për shpenzimet e prishjes së ndërtimit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme.
-
Përgatit dhe i jep të dhëna IKMT për masat e marra.