Kalaja e Kakaçit

Përshëndetje nga Kalaja e Kakaçit !
Një Monument Kulture Kategoria e I-rë, shpallur me Vendim nr.6 datë 15.1.1963 dhe nr.1886 datë 10.6.1973 .
Bashkia Maliq ka 16 Monumente Kulture të Kategorisë I-rë ku duhet të vazhdojë gjurmim i mëtejshëm dhe kthimi i tyre në pika të vizitueshme jo vetëm historike por edhe si atraksione turistike.

Dy kënde lojërash për vogëlushët në Drithas e Pojan financim i Raiffeisen Bank

Dy kënde lojërash për vogëlushët në Drithas e Pojan financim i Raiffeisen Bank .
Shumë faleminderit për mbështetjen !

Në majën e Bodesë -Lozhan, forcat zjarrfikse të bashkisë, në përballje me një zjarr të përmasave të mëdha .

Në majën e Bodesë -Lozhan , në kufirin mes Maliqit dhe Korçës forca zjarrfikse të bashkive Maliq, Korçë, Pogradec, Devoll dhe Pustec janë bërë bashkë me forcat e ushtrisë, policisë së shtetit, shërbimit pyjor e njësive administrative Gorë e Moglicë në përballje me një zjarr të përmasave të mëdha .
Situata vazhdon të jetë ende problematike edhe pse ka një rënie të intesitetit të zjarrit .
Në terren kemi ndjekur situatën bashkë me Prefektin e Qarkut Korçë e drejtues të strukturave tona .
Faleminderit të gjithë për mbështetjen !

Sot në Orman -Nj.Ad.Pojan 📍

Kemi diskutuar me banorët për shqetësimet e tyre, punët që kemi realizuar e ato që do të bëjmë në të ardhmen .

Në Gorë e Moglicë po punojmë për betonimin e pjesëve më të vështira, të disa prej rrugëve malore lidhëse të fshatrave

Në Gorë e Moglicë po punojmë për betonimin e pjesëve më të vështira, të disa prej rrugëve malore lidhëse të fshatrave.
Një zgjidhje që na ka dhënë rezultat dhe po e aplikojmë nga njëri vit tek tjetri .

Vlerësim për njerëzit e punës , për ata që e mbajnë kaq pastër jo vetëm qytetin po gjithë territorin e Bashkisë Maliq

Mirëmëngjes nga Maliqi !
Vlerësim për njerëzit e punës , për ata që e mbajnë kaq pastër jo vetëm qytetin po gjithë territorin e Bashkisë Maliq .🙏🙏
AlbaniaUSA