NË DRITHAS, NJ.A LIBONIK – TË FESTOJMË DHE HEDHIM VALLE SË BASHKU! 💃

Agjencia e Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Maliq, ju fton në një mbrëmje të veçantë plot traditë, muzikë dhe gëzim komunitar:

🎉 Festa e Bukës së Re 🥖
📍 Sheshi i fshatit Drithas, Njësia Administrative Libonik

12 gusht
🕗 Ora 20:00

🌾 Një festë për të nderuar tokën, punën dhe trashëgiminë tonë, ku kënga e vallja bashkojnë breza dhe zemra.

🎤 I ftuar special: Këngëtari Dule Malindi, me zërin e tij të njohur do të ndezë atmosferën me këngë të bukura popullore.

🪗 Sektori i Trashëgimisë Kulturore do të sjellë këngë dhe valle popullore që ruajnë gjallë identitetin dhe shpirtin e krahinës sonë.

🌍 Pjesëmarrja e emigrantëve ndër vite ka qenë gjithmonë e lartë dhe mbresëlënëse. Edhe këtë vit i ftojmë me zemër të jenë pjesë e kësaj feste të dashur, për të ndarë çaste gëzimi me familjarët dhe bashkëfshatarët.

🎊 Ejani të gjithë – të rinj, të moshuar e miq nga larg – të festojmë së bashku, nën tingujt e muzikës tradicionale dhe aromën e bukës së re! 🎵🥖

Mos mungoni! 🤗

Vijon puna në terren për pastrimin dhe sistemimin e territorit! 🌿

Agjencia e Shërbimeve Publike Maliq, në bashkëpunim me njësitë administrative, ka vijuar me pastrimin e territorit dhe korrjen e barit në disa zona të Bashkisë Maliq.

✅ Synojmë krijimin e një mjedisi më të pastër, të rregullt dhe të sigurt për komunitetin.

📍Ndërhyrjet janë kryer në te gjitha njësitë Administrative të Bashkisë Maliq!

📌 Këto punë janë pjesë e planit të mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.

🟢 Agjencia mbetet e angazhuar për një Maliq më të pastër dhe të sistemuar!

“SINEMANIA” në Maliq! 🎶✨

Agjencia e Shërbimeve Publike,Bashkia Maliq dhe Sektori i Trashëgimise te Kulturës dhe Arteve sjellin aktivitetin artistik më të veçantë të verës në qytetin tonë!

📅 29, 30 dhe 31 Korrik
🕗 Ora 20:00
📍 Maliq

🎥 Për 3 netë me radhë, “SINEMANIA” sjell për ju:
🎞️ Filma shqiptarë dhe të huaj, të rinj dhe klasikë
📼 Dokumentarë të rrallë mbi zhvillimin kulturor dhe ekonomik të zonës
🎤 Performanca nga këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare

Ejani të shijoni një përjetim të veçantë artistik, nën qiellin e hapur të Maliqit!

🎟️ Ju mirëpresim për një kënaqësi ndryshe treditore!

AlbaniaUSA