Agjencia e Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Maliq, ju fton në një mbrëmje të veçantë plot traditë, muzikë dhe gëzim komunitar:
Festa e Bukës së Re 
Sheshi i fshatit Drithas, Njësia Administrative Libonik
12 gusht
Ora 20:00
Një festë për të nderuar tokën, punën dhe trashëgiminë tonë, ku kënga e vallja bashkojnë breza dhe zemra.
I ftuar special: Këngëtari Dule Malindi, me zërin e tij të njohur do të ndezë atmosferën me këngë të bukura popullore.
Sektori i Trashëgimisë Kulturore do të sjellë këngë dhe valle popullore që ruajnë gjallë identitetin dhe shpirtin e krahinës sonë.
Pjesëmarrja e emigrantëve ndër vite ka qenë gjithmonë e lartë dhe mbresëlënëse. Edhe këtë vit i ftojmë me zemër të jenë pjesë e kësaj feste të dashur, për të ndarë çaste gëzimi me familjarët dhe bashkëfshatarët.
Ejani të gjithë – të rinj, të moshuar e miq nga larg – të festojmë së bashku, nën tingujt e muzikës tradicionale dhe aromën e bukës së re! 

Mos mungoni! 


Synojmë krijimin e një mjedisi më të pastër, të rregullt dhe të sigurt për komunitetin.
Këto punë janë pjesë e planit të mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.
Agjencia mbetet e angazhuar për një Maliq më të pastër dhe të sistemuar!


29, 30 dhe 31 Korrik
Për 3 netë me radhë, “SINEMANIA” sjell për ju:
Filma shqiptarë dhe të huaj, të rinj dhe klasikë
Dokumentarë të rrallë mbi zhvillimin kulturor dhe ekonomik të zonës
Ju mirëpresim për një kënaqësi ndryshe treditore!
