Panairi i produkteve bujqësore, blegtorale dhe bletërritsave në Maliq

Panairi i produkteve bujqësore, blegtorale dhe bletërritsave në Maliq në 17-vjetorin e vet .
Prezent në aktivitetin e Bashkisë Maliq edhe Kryetari i Bashkisë Korinth Nikolao Stavrelis së bashku me trupën e pallatit të kulturës , Prefekti i Qarkut dhe Kryetari i Këshillit Qarkut Korçë .

Atmosferë festive dhe ndërthurje muzike dhe tradite mes dy popujve tanë .🇦🇱🇬🇷

Kabinë të re elektrike në fshatin Shëngjergj -Nj.Ad.Pojan

Shëngjergj -Nj.Ad.Pojan , në fshatin e njerëzve punëtorë e me vila të bukura si në asnjë vend tjetër .OSHEE, kabinë të re elektrike duke zgjidhur përfundimisht tensionon për komunitetin e këtij fshati.

Kolektori Sovjanit në fokus të punës së Bordit Rajonal të Kullimit Korçë

Një punë shumë e domosdoshme që i paraprin rreshjeve të dimrit në zonën më të ulët dhe me rrisk në Fushën e Maliqit .

“Moglica Shtesë“ një tjetër projekt hidroenergjetik në territorin e Bashkisë Maliq drejt finalizimit

Kompania Norvegjeze “Statkraft” dhe “Devoll Hydrpower” Sh.A. diskutime me aktorë lokalë për Statusin e Projektit dhe Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor e Social .
Një projekt që tejkalon impaktin jo vetëm lokal e kombëtar por edhe rajonal në fushën e energjitikës .

Në Zvarisht e Strelcë- Nj.Ad.Gorë vazhdon puna për riparimin e mureve mbajtës dhe rrugës brenda fshatit

Në Zvarisht e Strelcë Nj.Ad.Gorë 📍
Nga puna për riparimin e mureve mbajtës dhe rrugës në pjesë problematike brenda fshatit .
Një bashkëpunim i komunitetit , biznesit të zonës dhe Bashkinë Maliq që duhet vlerësuar .

Në Zëmblak-Nj.Ad.Pojan, po punohet për lirimin e kolektorit kryesor nga ndërtimet pa lejë

Zëmblaku-Nj.Ad.Pojan kantier pune !
Po punohet për lirimin e kolektorit kryesor nga ndërtimet pa lejë , për të filluar shumë shpejt me betonimin dhe sistemimin e territorit në të gjithë gjatësinë e tij .
Zëmblaku në vëmendjen e Qeverisë Shqiptare me këtë financim kaq të rëndësishëm .
AlbaniaUSA