Vijon puna në terren për pastrimin dhe sistemimin e territorit! 🌿

Agjencia e Shërbimeve Publike Maliq, në bashkëpunim me njësitë administrative, ka vijuar me pastrimin e territorit dhe korrjen e barit në disa zona të Bashkisë Maliq.

✅ Synojmë krijimin e një mjedisi më të pastër, të rregullt dhe të sigurt për komunitetin.

📍Ndërhyrjet janë kryer në te gjitha njësitë Administrative të Bashkisë Maliq!

📌 Këto punë janë pjesë e planit të mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.

🟢 Agjencia mbetet e angazhuar për një Maliq më të pastër dhe të sistemuar!

“SINEMANIA” në Maliq! 🎶✨

Agjencia e Shërbimeve Publike,Bashkia Maliq dhe Sektori i Trashëgimise te Kulturës dhe Arteve sjellin aktivitetin artistik më të veçantë të verës në qytetin tonë!

📅 29, 30 dhe 31 Korrik
🕗 Ora 20:00
📍 Maliq

🎥 Për 3 netë me radhë, “SINEMANIA” sjell për ju:
🎞️ Filma shqiptarë dhe të huaj, të rinj dhe klasikë
📼 Dokumentarë të rrallë mbi zhvillimin kulturor dhe ekonomik të zonës
🎤 Performanca nga këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare

Ejani të shijoni një përjetim të veçantë artistik, nën qiellin e hapur të Maliqit!

🎟️ Ju mirëpresim për një kënaqësi ndryshe treditore!

Zvezdë, Nj.Ad.Pojan 📍

Nga inspektimi i punimeve për “Ndërtimin e ujësjellësit të ri të Zvezdës” .
Një projekt i financuar dhe zbatuar nga Ujësjellës Kanalizime Korçë sha .

Njoftim për banorët e Bashkisë Maliq !

-Duke filluar nga data 14 Korrik e në vazhdim ,shërbimi e-albania do të jepet (pa pagesë ) në sportel më vete në çdo Njësi Administrative dhe në ambientet e pritjes së qytetarëve në Bashkinë Qendër .
–Kushdo që ka nevojë për të marrë shërbimet e-albania , mund të paraqitet në Bashkinë Maliq, në sportelet përkatëse, apo në Njësitë Administrative, ku do të ketë ndihmë të dedikuar për çdo kërkesë.
Mos shpenzo për një shërbim që është falas! Eja merre shërbimin tek ne !

Pojan 📍

Këtë të shtunë kemi filluar nga puna sistemimin dhe asfaltimin e lagjjes së kishës .
Një investim i Bashkisë Maliq në kuadër të rehabilitimit të rrugëve 2025.
AlbaniaUSA