Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës të regjistruara gjatë ditëve të fundit, në njësitë administrative malore të Gorës dhe Moglicës, Bashkia Maliq është përballur me bllokime dhe shkarje të rrugëve, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve në këto zona.

Situata e krijuar ka sjellë problematika edhe në furnizimin me energji elektrike, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Megjithatë, falë angazhimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave përkatëse, në veçanti të OSHEE-së, është bërë e mundur rikthimi gradual i energjisë elektrike dhe sigurimi i furnizimit për popullatën e prekur.

Bashkia Maliq, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse, po ndjek nga afër situatën dhe vijon punën për hapjen e akseve rrugore dhe normalizimin e shërbimeve, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

AlbaniaUSA