Pylli i Fazaneve në Maliq është një nga destinancionet e bardha ne juglindje të vendit ku jo vetëm ajri i pastër, peizazhi mahnitës, por flora dhe fauna e larmishme ne këtë pyll e bëjnë një nga atraksiomet me interesante me turizëm gjithëstinor.
Ky Pyll ndodhet vetëm 1 Km lag qendres se Maliqit dhe rreth 10 km larg qytetit të Korçës. Pylli ka një peizazh fantastik me një sipërfaqe prej 50 ha duke gëzuar njëkohësisht edhe statusin e monumentit natyror.
Interesant është fakti që në këtë pyll gjen jo vetëm fazanët, simbolin e këtij monumenti por edhe sorkadhet, lepujt, dhelprën etj te cilat mund t’i shohësh nga afër duke përfituar një kënaqësi sa te veçantë aq edhe të bukur nën petkun e bardhë të dëborës dhe jo vetëm. Larmishmëria e pyllit me plepa, shelg, blir, pishë dhe bredh bën interesante edhe ecjet në natyrë duke dalë nga rutina e ambienteve urbane.
Pylli i fazanëve i rijetëzuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet e rëndësishme te juglindjes së vendit me organizimet familjar, shoqërore jo vetëm të kësaj zone por tashmë edhe të turistëve vendas dhe të huaj.