![](https://static.wixstatic.com/media/a21fba00102e468798c2aeb9f70d06f5.jpg/v1/fill/w_288,h_288,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a21fba00102e468798c2aeb9f70d06f5.jpg)
![70691506_2426996380865902_64675151748435](https://static.wixstatic.com/media/85c2ea_413d018557224afb857e07523efe46bf~mv2.png/v1/fill/w_576,h_436,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/70691506_2426996380865902_64675151748435.png)
Pamje gjatë kërkimeve për neolitin dhe eneolitin në Maliq.
Foto shumë e vjeter dhe nuk e dimë me saktësi daten në të cilen është shkrepur kjo foto por mund të themi se gërmimet në vendbanimin e Maliqit filluan si domosdoshmeri e shpëtimit të tij nga dëmtimet që do të shkaktonte zgjerimi e thellimi i shtratit te lumit Devoll. Kjo përcaktoi hapjen e kuadratave me siperfaqe të madhe e si rrjedhim u arrit të zbulohet një siperfaqe relativisht e madhe e vendbanimit palafit dhe e një lënde arkeologjike të pasur dhe të larmishme.
Maliqi është vendbanim me shtrirje shumë të gjatë kohore, rreth 4000 vjeçare, me intensitet banimi, e me një zhvillim kulturor shumë të lartë, dhe me një përparim social-ekonomik e fetar që e bëjnë të krahasohet me qëndrat e mëdha të Thesalisë në Greqi.
Kur flasim për kulturën e Maliqit duam të veçojmë edhe faktin se Maliqi u bë shkollë e përpjekjeve të përbashkëta të prehistorianeve tanë për të studjuar kulturat e neolitit, eneolitit e të epokës së bronzit dhe në krye të kësaj shkolle ka qenë udheheqësi shkencor Prof. Frano Prendi.