Shkolla Pojan , e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për këtë vit të ri mësimor

Shkolla Pojan me të gjitha pajisjet e reja falë financimit dhe mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve!
E fillojmë këtë vit të ri me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për nxënës e mësues për një vit të ri mësimor sa më të mbarë .
Gëzuar !

Punë voluminoze në të gjitha institucionet arsimore, për fillimin e vitit të Ri shkollor

Gati për fillimin e vitit të Ri Shkollor .
Punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve punë voluminoze në të gjitha institucionet arsimore .
Një vit të mbarë për të gjithë !

Në Zëmblak -Nj.Ad.Pojan, ka nisur zbatimi i projektit për “Rehabilitimin e pritave malore, kolektorit dhe rrugës kryesore” të dëmtuara nga përmbytjet

Zëmblak -Nj.Ad.Pojan 📍
Kemi filluar sot nga zbatimi projektin për “Rehabilitimin e pritave malore, kolektorit dhe rrugës kryesore” të dëmtuara nga përmbytjet .
Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme në Zëmblak dhe Plasë, një financim i Ministrisë të Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Faleminderit për mbështetjen !

Drejt përfundimt të kanaleve prej betoni , sifonë , ura kalimi ,tombina në “Ushqyesin Vërçun -Rezervuari Podgorie”

Drejt përfundimt të 11.5 km kanal betoni , sifonë , ura kalimi , tombina e vepra të tjera arti në “Ushqyesin Vërçun -Rezervuari Podgorie” .
Një punë shumë e mirë që patjetër do të rrisë rezevën ujore për ujitje për vitin 2025 në fushën e Maliqit .

Shkollat e Nj.Ad.Vreshtas gati për fillimin e vitit të ri shkollor !

Shkollat e Nj.Ad.Vreshtas gati për fillimin e vitit të ri shkollor !
Drejtoria e Shërbimeve vazhdon punën edhe për shkollat e tjera në të gjithë territorin e bashkisë .

Duke inspektuar punimet për rehabilitimin e kanalit ujitës Sovjan -Podgorie

Duke inspektuar punimet për rehabilitimin e kanalit ujitës Sovjan -Podgorie 📍
Aktualisht punohet në zonën e Velitërnës -Nj.Ad.Pirg .
AlbaniaUSA